Skuadra e Superligës me njoftim të rëndësishëm

Basketboll

Skuadra e Superligës me njoftim të rëndësishëm

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:34
Skuadra e Superligës me njoftim të rëndësishëm

Sot në futbollin tonë ishin paraparë që të zhvillohen tri takime në Superligë, dhe disa të tjera në ligat më të ulta në vend.

Por, zhvillimet e fundit gjatë ditës së djeshme, ku dy persona rezultuan pozitiv me epideminë e koronavirusit, kanë bërë Qeverinë e Kosovës që të pezullon gjitha aktivitetet sportive në vend.

Për këtë arsyeje, skuadra e basketbollit Trepça, ka pezulluar gjitha përgatitjet e skuadrës.

Më poshtë njoftimi i tyre:

Pas njoftimit nga FBK mbi pezullimin e ndeshjeve kampionale si masë parandaluese e shpërndarjës së COVID-19(Coronavirus), KB TREPÇA ka pezulluar cdo aktivitet sportive deri në njoftimin e rradhës. Me këtë fotografi KB TREPÇA falënderon secilin kontributdhënës,përkrahës dhe TORCIDEN për përkrahjen e dhënë gjatë këtij sezoni i cili ka qenë mjaft sfidues.

Te gjithë të prekurve nga COVID-19 KB TREPCA i uron shërim te shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat