Naim Hajrizi, i takon Gjeneratës së Republikës  - Bota Sot
Naim Hajrizi, i takon Gjeneratës së Republikës 

Basketboll

Naim Hajrizi, i takon Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2020 Në ora: 17:24
Naim Hajrizi, i takon Gjeneratës së Republikës 

Fillim vitet e 90-ta nuk do të harrohen kurrë, ishin vitet e rënda të popullit shqiptarë të Kosovës, duke përjetuar terrorin nga pushtuesi serb. 

Në vitet e 90-ta (1991-1999), Kosova ishte e rrethuar nga pushtuesi serb dhe shqiptarët u dëbuan nga puna, nga Universiteti i Prishtinës, nga shkollat, nga stadiumet dhe objektet sportive etj.

Naim Hajrizi, i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ishte basketbollisti më i mirë që kishte vendi ynë dhe që ka dhënë kontribut të madh. Ai me një armatë sportistësh, kush më shumë e kush më pak dhanë shumëçka për mbajtjen gjallë të basketbollit dhe iu kundërvunë okupatorit serb.

Basketbolli i zhvilloi garat e Republikës së Kosovës në salla të improvizuara të shkollave fillore e ku ka mundur, duke mos u ndalur asnjëherë përkundër kërcënimeve që vinin nga regjimi serb.  

Hajrizi nuk u ndal asnjëherë dhe as që u tremb nga kërcënimet e milicisë së regjimit serb por vazhdoi misionin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat