Politika e Serbisë dhe po ashtu edhe e shoqërisë sportive Cërvena Zvezda e Beogradit, është e njohur që moti për idiotizma të llojit të tyre, për frymën nacionaliste!
Kryetari i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, i turret Kosovës, duke e quajtur edhe pjesë integrale të saj!
Ky i pafytyrë, është frymëzuar keq nga një deklaratë e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili ka thënë se po e formojnë ligën mbarëkombëtare Kosovë-Shqipëri të basketbollit, me gjasë edhe ndonjë klub shqiptar do të përfshihet nga Maqedonia e Veriut.
Ky farë Çoviqi për media serbe “Novosti”, mes të tjera ka thënë: “Ne në basketboll Kosovën e Metohinë e konsiderojmë pjesë integrale të Serbisë”.
Ai formimin e ligës mbarëkombëtare e ka quajtur provokim i Tiranës dhe i Prishtinës, madje ka akuzuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama!