Silver jep arsyet pse NBA do të vazhdojë, tregon se çfarë mund ta anulojë sezonin - Bota Sot
Silver jep arsyet pse NBA do të vazhdojë, tregon se çfarë mund ta anulojë sezonin

Basketboll

Silver jep arsyet pse NBA do të vazhdojë, tregon se çfarë mund ta anulojë sezonin

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:39
NBA

Komisioneri i garave në NBA, Adam Silver, ka folur edhe një herë lidhur me rifillimin e sezonit.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, do të rikthehet në qytetin e Orlandos, për të vazhduar pjesën e mbetur (me disa ndryshime).

Disa lojtarë kanë refuzuar të kthehen, por Adam Silver i ka idetë e qarta, madje ka edhe arsye për qëndrimet e tij.

“NBA duhet rifilluar sepse sporti ka shumë rëndësi në shoqërinë tonë”, ka thënë Silver.

“Ata bashkojnë njerëzit së bashku kur ka nevojë më së shumti”, shtoi komisioneri i garave të NBA.

“Vetëm një përhapje e madhe e Covid-19 në Orlando mund të bëjë që të ndalojmë sezonin”, ishin fjalët e Silver.

Kyrie Irving, Dwight Howard dhe emra të tjerë janë shprehur kundër rifillimit të sezonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat