FBK uron 2 Korrikun -Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë - Bota Sot
FBK uron 2 Korrikun -Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë

Basketboll

FBK uron 2 Korrikun -Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:44
FBK uron 2 Korrikun -Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë

2 Korriku është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë. Shoqata Botërore e Mediave të Sportit është formuar më 1924, pikërisht më 2 Korrik dhe për këtë arsye kjo datë kujtohet si Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë.

Gazetarët sportivë kanë një rol të madh në përcjelljen e ngjarjeve sportive, raportimin e saktë dhe të drejtë. Po ashtu gazetarët sportivë janë kyç në zhvillimin dhe masivizimin e sportit.

Pa gazetarët sportivë, vështirë se mund të paramendohen zhvillimi i ngjarjeve sportive kudo në botë. Ata e sjellin lajmin tek lexuesit e shikuesit për të qenë më afër ngjarjeve sportive.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon gazetarët sportivë në Kosovë për kontributin e tyre gjatë dekadave me radhë, duke përcjellur ndeshjet e basketbollit dhe ngjarjet që organizon FBK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat