Dy vite më parë Kosova u shpall kampione e evropianit të divizionit C - Bota Sot
Dy vite më parë Kosova u shpall kampione e evropianit të divizionit C

Basketboll

Dy vite më parë Kosova u shpall kampione e evropianit të divizionit C

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 14:19
Dy vite më parë Kosova u shpall kampione e evropianit të divizionit C

Viti 2018 ishte historik për basketbollin e Kosovës. Dy vite më parë, Kosova U18 (M) në Kampionatin Evropian, Divizioni C që u mbajt në Prishtinë u rendit në vendin e parë.

“Dardanët” në ndeshjen finalen shënuan fitore ndaj Qipros me rezultat 73:64. Basketbollistët e Kosovës ishin të pëkrahur nga një numër i madh i shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ky ishte një triumf historik për basketbollistët e Kosovës që ngritën lartë trofeun e kampionit të Divizionit C.

Njëkohësisht kjo ishte hera e parë që Kosova ishte organizatore e ndonjë Evropiani. Organizimi u vlerësua lartë nga FIBA, që i besoi më pas edhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20, që u mbajt vitin e kaluar në Prishtinë, kurse për këtë vit ishte planifikuar të mbahej Kampionati Evropian, Divizioni C për U16 (M), megjithatë, u anulua për shkak të pandemisë me Covid-19, ashtu siç u anuluan të gjitha garat nga FIBA për gjeneratat e reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat