Mbahet klinika për gjyqtarët e listës C, gjyqtarët fillestarë dhe vëzhguesit

Basketboll

Mbahet klinika për gjyqtarët e listës C, gjyqtarët fillestarë dhe vëzhguesit

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 13:41
Mbahet klinika për gjyqtarët e listës c, gjyqtarët fillestarë dhe vëzhguesit

Gjatë fundjavës që kemi lënë pas është organizuar Zoom Online Klinika parasezonale për gjyqtarët e listës C, gjyqtarët fillestarë dhe vëzhguesit e të gjitha listave.

Këto dy klinika kanë qenë të parapara të mbahen në Prishtinë, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 janë mbajtur Online në platformën Zoom.

Klinikat janë udhëhequr nga Faton Kurshumlija, FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve dhe Prof. Doc. Ridvan Ekmekci. Kurshmulija është shprehur se Klinika ka qenë shumë e suksesshme, dhe shtoi se, kjo Klinikë ka arritur qëllimin.

Në këtë klinikë pjesëmarrës kanë qenë 14 gjyqtarë. Për shkaqe teknike disa gjyqtarë kanë marrë pjesë në seminarin e gjyqtarëve të listës A dhe B.

Programi

Të shtunën

- Prezantimi I (Analizimi FIBA ëebinaret dhe ngritja profesionale) Power Point

- Përgatitja Mentale e gjyqtarëve si dhe analizimi i video klipeve konfliktuoze, Prof. Doc. Ridvan Ekmekci dhe Faton Kurshumlija.

- Ndryshimet e Rregullave të Basketbollit

- Testi Online nga Njohja e Rregullave te Basketbollit

Të dielën

Klinika është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija. Në këtë klinikë pjesëmarrës kanë qenë 16 vëzhgues nga të gjitha listat.

- Prezantimi I (Përgatitja, ngritja profesionale, obligimet dhe përgjegjësitë e vëzhguesit, pre game, komunikimi, DSS-STATS, paraqitja e shkeljeve, hedhjet, post game, raporti i ndeshjes.

- Prezantimi II, Analizimi i Propozicioneve të Garave për edicionin 2020-2021, njoftimi me propozimet për ndryshimet dhe ristitë për:

- Superligën

- Lojtarët 2001

- Lojtarët e huaj

- Lojtarët e FSHB

- Hedhjet e petardeve dhe fishekzjareve/vendi i hedhjes

- Testi Online nga njohja e Rregullave të Basketbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat