FBK: Paraqitja e klubeve për edicionin e ri përfundon më 10 shtator

Basketboll

FBK: Paraqitja e klubeve për edicionin e ri përfundon më 10 shtator

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 17:03
FBK: Paraqitja e klubeve për edicionin e ri përfundon më 10 shtator

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se, afati i fundit për paraqitjen për edicionin e ri është data 10 shtator në ora 14:00.

Deri me këtë datë, të gjitha klubet e Superligës, por edhe të kategorive të reja duhet të paraqiten për edicionin 2020-2021.

Ndërkohë, ditë më parë, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, unanimisht ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri në basketboll 2020/21. Edicioni i ri në basketboll ka qenë i programuar të fillojë më 16.09.2020 me ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat dhe më pas të vazhdojë me garat e edicionit 2020-2021.

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e play-outit gjithashtu do të shtyhen për një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat