Sfida e skuadrave të pamposhtura 

Basketboll

Sfida e skuadrave të pamposhtura 

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:58
Sfida e skuadrave të pamposhtura 

Xhiroja e pestë e Superligës së Femrave do të dhurojë ndeshje mjaft interesante.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, dy skuadra që ende nuk kanë pësuar humbje në elitën e femrave, duke shënuar katër fitore në katër ndeshje.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh që të dy skuadrat kanë treguar formë shumë të mirë në këtë edicion dhe do të bëjnë çmos për të vazhduar me fitore. Si Vëllaznimi, ashtu edhe Bashkimi kanë synime të mëdha në këtë edicion dhe kjo përballje po pritet me interesim të madh. 

Superliga e Femrave - Java V 

E premte

13:30 Penza - Trepça

15:00 Vëllaznimi - Bashkimi   

E shtunë

13:00 Kastrioti - Kosovahome Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat