Sigal Prishtina megjithatë fiton pas një serie të zezë të rezultateve në Kampionatin e Kosovës në basketboll.
Bardhekaltrit triumfojë me rezultat 78:70 (23.19, 13:16, 30.13, 7:22) kundër Trepçës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit "Minatori" në Mitrovicë.
Trepça po kalon në krizë të rëndë, sikurse edhe Prishtina ani pse kjo e fundit sonte ngadhënjeu.
Basketbollisti Valdrin Haxhiu u dallua me 21 pikë në radhët Trepçës, ndërsa Daniel Lekndreaj me 25 pikë dhe Muhamedali Janjeva me 24, janë me të merituarit për fitoren e skuadrës nga kryeqyteti.
Pas javës së 9-të, Sigal Prishtina ngritët në vend të gjashtë me 13 pikë (3 fitore e 6 humbje), Trepça bie në fund me 11 sosh (2 fitore dhe 7 humbje).