Trepça shkëlqen në finale, fiton Kupën e Kosovës

Basketboll

Trepça shkëlqen në finale, fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:09
Trepça shkëlqen në finale, fiton Kupën e Kosovës

Trepça nga Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Mitrovicasit shkëlqyen në finale duke e mposhtur me rezultat 76:62 (19:26, 18:10, 16:15, 23:11) Bashkimin e Prizrenit, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Bashkimi vetëm në çerekun e parë u tregua më i mirë duke udhëhequr me 7 pikë (19:26).

Trepça këndellet në çerekun e dytë duke kaluar në epërsi me një pikë (37:36) në minutën e 20-të. 

Ndeshje me emocione edhe në çerekun e tretë, rezultat shumë i ngushtë e për të shkëputur në epërsi mitrovicasit në çerekun e katërt.

Në minutën e 39-të Trepça thellon epërsinë në 9 pikë (69:60) dhe për të fituar takimin me rezultat 76:62.

Basketbollisti Drilon Hajrizi me 24 pikë e Andrew Michael Gordon me 21, janë më efikasit të mitrovicasit, ndërsa te Bashkimi Julien Lewis me 16 pikë, Valon Bunjaku 14 e John Florevus 14..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat