Hot: Mitrovica, qyteti i basketbollit

Basketboll

Hot: Mitrovica, qyteti i basketbollit

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 15:12
Hot: Mitrovica, qyteti i basketbollit

Basketbollisti Amin Hot me fjalë të mëdha për klubin e Trepçës së Mitrovicës, me të cilën ekip dolën nënkampion i Kosovës

Hot është i fascinuar për organizimin dhe shikueshmërinë që ka klubi mitrovicas.

“Sezoni zyrtarisht ka mbaruar. Dua të falënderoj presidentët, trajnerët, shokët e skuadrës dhe fizioterapistët tanë.

Mund të them se sezoni ishte më se i suksesshëm. 3 gara! Luajtëm 3 finale, fituam kupën pas 10 viteve, dhe mund të them se bëmë gjithçka për ta sjellë Trepçën në vendin që i takon, në krye.

Mendimi im është se kjo organizatë ka një të ardhme të ndritur.

Faleminderit tifozëve tanë fantastikë, faleminderit të gjithë njerëzve që na mbështetën këtë sezon.

Takova njerëz të ndershëm që do të jenë miqtë e mi gjatë gjithë jetës. Faleminderit Mitrovica! Qyteti i basketbollit”, ka shkruar Hot në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat