Peja nuk ndalet, shënon fitoren e katërt

Basketboll

Peja nuk ndalet, shënon fitoren e katërt

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 19:20
Peja nuk ndalet, shënon fitoren e katërt

Peja ka shënuar fitoren e katër në këtë edicion nga katër ndeshje.

Në një atmosferë fantastike në Gjakovë, verdhezinjtë kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 63:75 (15:28, 24:14, 12:18, 12:15).

Pesë minutat e parë ishin të barabartë, por më pas pejanët morën lojën në duar, duke e kontrolluar dhe duke e fituar çerekun e parë me rezultat 15:28.

Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe e filluan furishëm periudhën e dytë, me një seri prej 10:0, për të afruar rezultatin në 25:28, e më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:42.

Mysafirët e nisën më mirë periudhën e tretë, për tu shkëputur në 11 pikë, 41:52 dhe kishin epërsi konstante në këtë pjesë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:60.

Në dhjetë minutat e fundit vendasit u munduan të rikthehen dhe të shkrijnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit dhe Peja shënoi fitoren e katërt në këtë edicion nga katër ndeshje, 63:75, kurse kuqezinjtë kanë një fitore e tri humbje.

Damonte Dodd ishte më i miri te Vëllaznimi me 14 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja më i dalluari ishte Rodney Purvis me 30 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat