NBA: Glenn Robinson III fiton garën – e dobët – të ngulitjeve për 2017

Basketboll

NBA: Glenn Robinson III fiton garën – e dobët – të ngulitjeve për 2017

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:15
Glenn Robinson III

DeAndre Jordan, Aaron Gordon, Glenn Robinson III and Derrick Jones Jr, ishin pjesëmarrësit e garës së ngulitjeve për vitin 2017 në NBA dhe fitues doli Robinson III  – në një garë që u vlerësua si shumë, shumë e dobët.

Nuk kishte ngulitje magjike siç jemi mësuar të shohim në këtë garë dhe as tifozët nuk u ngazëllyen shumë nga performancat e lojtarëve.

“Robinson ishte fitues vetëm se bëri disa ngulitje që ia vlejtën”, shkruan Foxsports.

Ngulitje diçka më e mirë ishte ngulitja finale e Robinson, i cili kërceu mbi tre persona për të ngulitur nga prapa.

Kjo garë nuk ishte as e përafërt me atë të vitit të kaluar kur Zach LaVine dhe Aaron Gordon kishin bërë ngulitje që do të mbahen mend gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat