San Antonio Spurs ka mposhtur Houston Rockets mbrëmë në një ndeshje dramatike e që çoi në lojë shtesë.
Spurs shënuan fitore prej 110-107 pasi që në kohën e rregullt skuadrat kishin përfunduar me rezultat101:101.
James Harden shënoi triple-double me 33 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime, por 22 pikë dhe 15 kërcime të Kawhi Leonard dolën të jenë më vendimtare.
Me këtë fitore, ekipi i Popovich udhëheq serinë 3:2 dhe është një fitore larg finales perëndimore në NBA.