Bëhen gati për Evropë

Basketboll

Bëhen gati për Evropë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 11:15
Lojtarët e kombëtares

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed Thaçi dhe ndihmësja e tij Kimete Haliti, i kanë ftuar në grumbullimin e radhës basketbollistet e listës më të ngushtë të kësaj grupmoshe.  Stërvitja e radhës do të mbahet të shtunën me fillim nga ora 16:00 deri në 18:00, dhe të dielen në orën 16:30 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Duhet theksuar se Kosova U-16 do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.  Kosova do të bëj gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën.

Lista:

1. Astera Tuhina

2. Fjolla Ajeti

3. Arba Hashani

4. Melisa Ibrahimi

5. Tringa Ukaj

6. Dea Pushkolli

7. Artina Hoxha

8. Agnesa Rrahmani

9. Sara Vraniqi

10. Ergita Dema

11. Enisa Kamerolli

12. Diellza Ismaili

13. Agnesa Robaj

14. Diellza Dekaj

15. Lorika Asani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat