Vazhdojnë marrëveshjen

Basketboll

Vazhdojnë marrëveshjen

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 18:10
Pamje nga vazhdimi i marrëveshjes

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me Spitalin Amerikan si Partner zyrtar për shërbime shëndetësore. Në këtë mënyrë Spitali Amerikan vazhdon të nominohet si Spitali Zyrtar i FBK-së.

Spitali Amerikan do të kryejë shërbime specialistike dhe intervenime ortopedike të të gjitha llojeve, që lindin si pasojë e aktiviteteve sportive,  që ndodhin gjatë periudhës së grumbullimit, përgatitjeve të kombëtareve apo gjatë ndeshjeve zyrtare dhe miqësore, kampionate, për të gjithë basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, e që ofrohen në këtë spital.

Gjithashtu Spitali Amerikan do të vendos në dispozicion autoambulancën  së bashku me ekip mjekësor gjatë secilës ndeshje zyrtare apo miqësore të kombëtareve të Kosovës.

Erolld Belegu, kryetar i FBK-së:  “Vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Amerikan për FBK-në është  një segment shumë i rëndësishëm për arsye se bëhet fjalë për shëndetësinë, ku sporti gjithnjë është i lidhur ngushtë me të. Për ne si federatë është kënaqësi e madhe ta kemi një sponsor zyrtar si Spitali Amerikan, i cili në bazë të kontratës do të merr përsipër kontrollimet mjekësore të të gjitha Përfaqësueseve të të Rinjve si dhe të Kombëtares së Kosovës. Pra këtu do të kryhen të gjitha kontrollet mjekësore të basketbollistëve dhe basketbollisteve, ndërsa në rast lëndimi, atëherë lojtarët tanë do të kenë kurim falas në Spitalin Amerikan. Megjithatë ne shpresojmë se nuk do të kemi raste të tilla dhe se skuadrat tona do të jenë sa më pak të preokupuara në aspektin e lëndimeve”.

Duhet theksuar se vitin e kaluar FBK e pati nënshkruar për herë të parë marrëveshjen e bashkëpunimit me Spitalin Amerikan, e cila ka qenë njëvjeçare dhe FBK ka qenë shumë e kënaqur me gjithë atë që ka përfituar nga kjo kontratë, duke marr parasysh faktin se bëhet fjalë për Spitalin më prestigjioz në Kosovë e më gjerë.

Spitali Amerikan krahas basketbollit u ka dal krah edhe sporteve të tjera, duke u bërë kështu një partner shumë i rëndësishëm i sportit kosovar në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat