Në fund të shtatorit nis Superliga - Bota Sot
Në fund të shtatorit nis Superliga

Basketboll

Në fund të shtatorit nis Superliga

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:03
Ilustrim

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar propozimin për Propozicionet e Garave për edicionin 2017/18 të Komesarit të Garave të FBK, për Superligën e Kosovës, Ligën e Femrave, Ligën e Parë të Meshkujve dhe Ligën e Dytë. Në edicionin garues 2017/18 në Superligën e Kosovës risi është se skuadrat kanë të drejtë të kenë në ndeshje jo më shumë se 3 lojtarë të huaj, derisa do të kenë të drejtë t’i regjistrojnë 7 të huaj njëkohësisht. Ndërkaq në Ligën e Parë të Meshkujve risi është se skuadrat duhet t’i kenë në përbërje 7 lojtarë të lindur në vitin 1996 e më të rinj. Risia e radhës vjen në Ligën e Femrave, ku nga ky edicion kampioni i Kosovës në këtë garë do të përcaktohet pas 3 fitoreve, e jo 2 siç ishte deri në edicionin paraprak. Edicioni 2017/18 në Superligë do të filloj më 30 shtator/1 tetor, kurse më 14/15 tetor në Ligën e Parë, Ligën e Dytë dhe Ligën e Femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat