Maqedoni - Kosovë, sfidë me trysni

Basketboll

Maqedoni - Kosovë, sfidë me trysni

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:15
Pamje nga një ndeshje

Maqedoni - Kosovë, sfidë me trysni, për faktin se si njërës palë po ashtu edhe tjetrës, i duhet fitorja sikur buka. Kombëtarja e Kosovës është e mobilizuar deri në pikën e fundit, sepse në rast të fitores vazhdon tutje, ndërsa Maqedonia pas dy humbjeve kërkon triumfin e parë dhe të mbetet ende në lojë për kualifikim në fazën tjetër të Kampionatit Botëror  - “Kina 2019’ në basketboll. E dhimbshme është se sfida do të zhvillohet pa praninë e shikuesve, ky është vendim i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë. Ata e kanë arsyetuar vendimin, duke thënë se kjo u bë më shumë për shkaqe sigurie.

Ballafaqimi Maqedoni - Kosovë luhet nesër në orën 20.30, në palestrën e sportit ‘Boris Trajkovski’ në Shkup.  Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e tretë të grupit C të parakualifikimeve për Botëror.  Kosova ka një fitore e një humbje, kurse Maqedonia ka dy humbje. Basketbollistët tanë e kanë mundur me rezultat 72:68 Maqedoninë, pastaj pësuan me 76:50 nga Estonia, kurse maqedonët humbën edhe nga Estonia me 80:76. Estonia kryeson me 4 pikë, pas saj janë Kosova me 3 sosh dhe Maqedonia me 2 pikë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat