Mehmeti: Grupi është i vështirë për Sigal Prishtinën

Basketboll

Mehmeti: Grupi është i vështirë për Sigal Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 11:28
Artan Mehmeti

Sigal Prishtina sonte (20.30) në Mons do të takohet me ekipin belg Belfius Mons, në kuadër të ballafaqimit të parë të grupit G të FIBA Europe Cup në basketboll. Ish basketbollisti i mirënjohur Artan Mehmeti dhe tani analist, tha se mbetet të shihet se si do të reagojnë bardhekaltrit në Europe Cup.

“Pas eliminimit nga Champions, mbetet të shihet se si Prishtina do të reagojë në Euro Cup. Tani më lojtarët e Prishtinës njihen më mirë mes veti. Loja është duke u ngritur dhe nëse luhet në mënyrë ekipore dhe me mbrojtje te mençur atëherë Prishtina duhet tentuar ta fitoj lojën e parë dhe të mbushet me vetëbesim për ndeshjet e radhës”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Prishtina është në grup të fortë dhe a është i kalueshëm? “Mendoj që grupi është i vështirë, por jo edhe i pakalueshëm”, thotë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat