Cavaliers, vetëm pas vazhdimeve triumfojnë ndaj Clippers

Basketboll

Cavaliers, vetëm pas vazhdimeve triumfojnë ndaj Clippers

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 09:02
Cavaliers dhe Clippers

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavaliers është dashur të djersitet fortë për të arritur te fitorja e radhës.

Cavs kanë arritur të triumfojnë kundër L.A. Clippers vetëm pas një vazhdimi prej pesë minutave me rezultat 118-113.

LeBron James ishte lojtari i ndeshjes duke realizuar “double-double” prej 39 pikëve dhe 14 kërcimeve. Edhe Dwayne Wade kontribuoi me shifra dyshifrore, ku pati 23 pikë dhe 11 kërcime. Kevin Love shtoi 25 pikë.

Edhe te Clippers dy basketbollistë arritën të bëjnë “double-double”, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.

Blake Griffin arriti të shënonte 23 pikë dhe pati 12 kërcime ndërsa DeAndre Jordan shtoi 20 pikë dhe 22 kërcime.

Pas kësaj, Cavs ka bilanc prej tetë fitoreve dhe shtatë humbjeve, ndërsa Los Angelos ka fituar pesë herë dhe ka humbur tetë.

Rezultatet tjera:

Indiana – Detroit 107:100

Brooklyn – Utah 118:107

Washington – Miami 88:91

Toronto – New York 107:84

Dallas – Minnesota 97:111

Sacramento – Portland 86:82

Chicago – Charlotte 123:120

San Antonio – Oklahoma 104:101

Denver – New Orleans 146:114

L.A. Lakers – Phoenix 113:122

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat