Warriors kthejnë epërsinë ndaj Rockets - Bota Sot
Warriors kthejnë epërsinë ndaj Rockets

Basketboll

E diel, 21 tetor 2018

Warriors kthejnë epërsinë ndaj Rockets

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:52
Warriors

Është zhvilluar ndeshja e tretë në finalet e Konferencës së Perëndimit.

Golden State Warriors i është revanshuar në ndeshjen e tretë në kuadër të finaleve të Konferencës së Perëndimit në NBA, duke mundur Houston Rockets me rezultati të thellë 126:85.

Në Oracle Arena, Warriors dominuan që nga fillimi sfidën, veçanërisht në gjysmën e dytë të saj, ku ishin të pandalshëm dhe arritën të shkëputen shumë nga kundërshtari.

Stephan Curry ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 35 pikë, kurse kontribut të madh dha edhe Kevin Durant me 25 pikë.

Nga ana tjetër, James Harden ishte në hije këtë herë, me vetëm 20 pikë të shënuara.

Ndeshja e katërt mes këtyre dy ekipeve do të luhet përsëri në Oracle Arena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test