FBK tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s

Basketboll

FBK tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:04
Pamje nga një stërvitje

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e saj se për vajzat e lindura në vitet 2004 deri në 2006 se do të mbaj grumbullimin e radhës në kuadër të projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF).

Grumbullimi do të mbahet të shtunën (06.10.2018) prej orës 15:00 deri në ora 17:00 në palestrën e sportit në kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë.

Federata e Basketbollit të Kosovës tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por këtë vit për herë të parë projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat