Blerim Krasniqi jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetrajnerit të klubit të basketbollit Lipjani. Krasniqi ka dhënë dorëheqje për dy arsye nga skuadra me të cilën kishte një fitore dhe tri humbje në Superligën e Kosovës.
“Problemet e shumta të natyrave të ndryshme janë edhe arsyeje e dorëheqjes. Kishte probleme jashtëzakonisht të mëdha financiare dhe po ashtu mos organizimi i duhur i tyre.
Esencialja ka qenë, problemet e mëdha financiare të cilat nuk përkasin një skuadre që garon në Superligë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot, Krasniqi.