Uashingtoni bën thirrje për krijimin e një qeverie të re në Venezuelë - Bota Sot
Uashingtoni bën thirrje për krijimin e një qeverie të re në Venezuelë

Bota

Uashingtoni bën thirrje për krijimin e një qeverie të re në Venezuelë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 18:19
Nicolas Maduro

SHBA-ja kanë rritur sot kritikat e tyre ndaj presidentit venezuelas të sapozgjedhur, Nicolas Maduro, duke bërë thirrje në mënyrë të hapur për krijimin e një qeverie të re.

“Populli i Venezuelës meriton të jetojë i lirë në një shoqëri demokratike të qeverisur nga Shteti i së Drejtës”, deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i diplomacisë amerikane, Robert Palladino.

“Ka ardhur koha të bëhet një tranzicion i qetë drejt një qeverie të re”, shtoi ai.

Nga ana e tij, ministri amerikan i Punëve të Jashtme, Mike Pompeo theksoi që nga Abu Dhabi, ku ndodhet për një vizitë, se “ngjarjet në Venezuelë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Regjimi i Maduros është i jashtëligjshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...