Shkon në 746 numri i të vdekurve nga Cikloni Idai

Bota

Shkon në 746 numri i të vdekurve nga Cikloni Idai

Më: 30 mars 2019 Në ora: 10:47
Shkon në 746 numri i të vdekurve nga Cikloni Idai

Autoritetet në tri shtete në jug të Afrikës kanë raportuar se numri i viktimave nga Cikloni Idai ka shkuar në 746. Qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim, ujë dhe strehim në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.

Viktimat janë shkaktuar nga stuhia, vërshimet dhe reshjet e mëdha të shiut. Sipas të dhënave qeveritare dhe raporteve të zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, pasojat e Ciklonit Idai në secilin shtet janë këto:

Mozambik

Njerëz të vdekur: 501

Njerëz të lënduar: 1523

Shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara: 99,317

Tokë bujqësore e dëmtuar: 669,903 hektarë

Njerëz të prekur: 1.85 milion

Zimbabve

Njerëz të vdekur: 185

Njerëz të lënduar: 200

Njerëz të zhvendosur: 16,000 familje

Njerëz të prekur: 250,000

Malavi

Njerëz të vdekur: 60

Njerëz të lënduar: 672

Njerëz të zhvendosur: 19,328

Njerëz të prekur: 868,895

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat