Edhe Merkel filloi pushimet

Bota

Edhe Merkel filloi pushimet

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:56
Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier gjenden aktualisht në Alto Adixhe për një periudhë pushimesh.

Pas një viti, Angela Merkel rikthehet në Solda, vendi i saj tradicional i pushimeve.

Prej shumë vitesh, Merkel dhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, pas përurimit të festivalit vagnerian, shkojnë në këtë lokalitet turistik për ecje në mal, ndërkohë që këto pushime bëhen në privatësi të plotë.

Merkel mbërriti në aeroportin e Insbrukut për të udhëtuar më pas me makinë.

Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ndodhet këto ditë në Alto Adixhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat