Papa Françesku do të vizitojë Qipron në vitin 2020

Bota

Papa Françesku do të vizitojë Qipron në vitin 2020

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 19:42
Papa Françesku

Papa Françesku do të vizitojë Qipron vitin e ardhshëm dhe ardhja e tij do të përkojë me republikën që feston 60 vjet nga pavarësia, tha të hënën presidenti i Qipros Nicos Anastasiades, shkruan France24.

Anastasiades e bëri njoftimin pasi u takua me Papën të hënën gjatë një vizite zyrtare në Vatikan.

"Kam pasur rastin ta ftoj Papën të vizitojë Qipron, diçka që ai e pranoi me kënaqësi të madhe," tha Anastasiades në një deklaratë. Ai nuk dha një datë të saktë për vizitën.

Ai shtoi: "Vizita do të organizohet për vitin e ardhshëm, që rastësisht shënon festimin e 60 vjetorit të Republikës së Qipros dhe 10 vjet nga vizita e fundit nga Papa Benedikti."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat