Koncert bamirësie për zjarret në Australi, 10 milion dollarë për të prekurit

Bota

Koncert bamirësie për zjarret në Australi, 10 milion dollarë për të prekurit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Zjarret në Australi kanë dëmtuar komunitete të tëra. Një koncert bamirësie që po organizohet në vend synon të mbledhë rreth 10 milionë dollarë australianë për t'ua shpërndarë të prekurve.

Australianët nisën të dielën një koncert bamirësie për familjet e prekura nga zjarret e muajve të fundit.

Mbi 70 mijë pjesëmarrës u mblodhën në Sidnei për të ndjekur interpretime të këngëve nga grupet dhe artistët botërorë si Queen, Alice Cooper, Ronan Keating dhe Olivia Neëton-John.

Mes të ftuarve specialë ishin këngëtarë në zë të Australisë, si Delta Goodrem, Guy Sebastian apo banda e të rinjve "5 Seconds of Summer".

Organizatorët e koncertit synojnë përgjatë 10 orëve të mbledhin rreth 750 milionë lekë të rinj për komunitetet-viktima të zjarreve disamujore.

Prej fillimit të shtatorit, flakët e paprecedenta në Australi u kanë marrë jetën 33 zjarrfikësve dhe civilëve e mbi 1 miliardë kafshëve autoktone.

Shirat në javët e fundit kanë ndihmuar shuarjen e vatrave më intensive, ndërsa një sipërfaqe prej 12 milionë hektarësh mbetet tërësisht e shkrumbuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat