Covid-19, OBSH-ja thotë se ka shenja inkurajuese në Evropë

Bota

Covid-19, OBSH-ja thotë se ka shenja inkurajuese në Evropë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:01
Covid-19

Drejtori rajonal evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se po sheh “shenja inkurajuese” pasi Italia raportoi një normë më të ulët të infeksioneve të koronavirusit.

“Përderisa situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim disa shenja inkurajuese. Italia, e cila ka numrin më të madh të rasteve në rajon, sapo ka parë një normë pak më të ulët të rritjes, megjithëse është akoma shumë herët të thuhet se pandemia ka arritur pikun në atë vend” deklaroi Hans Kluge në një konferencë për media.

WHO Europe tha që deri më tani më shumë se 220,000 raste të Covid-19 ishin raportuar në kontinent, së bashku me 11.987 vdekje.

Kjo do të thotë se globalisht, afërsisht gjashtë nga çdo dhjetë raste dhe shtatë nga dhjetë vdekje janë raportuar në Evropë, me më shumë se 400,000 raste me koronavirus të konfirmuara në të gjithë botën.

Me koronavirusin që është përhapur në të gjithë kontinentin, shumë vende evropiane kanë miratuar masa të rënda për të frenuar shpërthimin, përfshirë imponimin e masave të bllokimit dhe mbylljen e bizneseve dhe kufijve, si dhe kufizimin e tubimeve publike.

Sipas Kluge, ata së shpejti do të jenë në gjendje të përcaktojnë shkallën në të cilën kanë ndikuar ato masa.

Por Kluge paralajmëroi gjithashtu qeveritë dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm për “realitetin e ri” të krijuar nga pandemia dhe të përgatiten për ndikimin afatgjatë.

“Ky nuk do të jetë një sprint, do të jetë një maratonë”, tha Kluge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat