Jordania përdor dronë dhe kamera për monitorimin të izolimit

Bota

Jordania përdor dronë dhe kamera për monitorimin të izolimit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 12:43
Jordani

Jordania ka thënë se do të përdorë dronë dhe kamera vëzhgimi për të monitoruar zbatimin e masës së izolimit në këtë shtet, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë do të garantojnë zbatimin e izolimit duke përdorur teknologji moderne”, ka thënë Ministri shtetëror për Informacion, Amjad al-Adayleh.

Jordania deri më tani ka raportuar për pesë persona të vdekur dhe 323 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Adayleh, i cili shërben edhe si zëdhënës qeveritar ka paralajmëruar se autoritetet “do të marrin masat e nevojshme kundër secilit që nuk respekton vendimet”.

Jordania ka thënë se ka arrestuar të paktën 1,600 persona për shkelje të vendimeve, duke i ndëshkuar me gjoba të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat