Zbulohet një maskë që shërben në luftën kundër coronavirusit dhe përkthen në tetë gjuhë të botës

Bota

Zbulohet një maskë që shërben në luftën kundër coronavirusit dhe përkthen në tetë gjuhë të botës

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:57
Foto Ilustrim

Kohët e fundit, për shkak të pandemisë, maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve.

“Startupi” japonez, Donut Robotics doli me një risi interesante – ai krijoi një maskë të zgjuar, e cila lehtëson komunikimin gjatë distancimit shoqëror.

Maska e zgjuar C-Face  në kombinim me aplikacionin, mund të të transkriptojë fjalimin, të rrisë vëllimin e zërit të përdoruesit dhe të përkthejë fjalimin në tetë gjuhë të ndryshme, shkruan CNN.

Për shkak se ka disa vrima në pjesën e përparme për qarkullimin e ajrit, C-Face nuk mund të ofrojë mbrojtje kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, ajo është krijuar për të lehtësuar komunikimin dhe vendoset mbi një maskë standarde për fytyrën.

Kjo mbulesë e re është bërë prej plastike dhe silikoni, dhe ka një mikrofon të integruar që lidhet përmes Bluetoothit në celularin e përdoruesit dhe mund të përkthejë në gjuhën kineze, koreane, vietnameze, indiane, angleze, spanjolle dhe frënge dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat