Kryeministri grek Mitsotakis bën publike sot ndryshimet në qeveri

Bota

Kryeministri grek Mitsotakis bën publike sot ndryshimet në qeveri

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:12
Kryeministri grek Mitsotakis bën publike sot ndryshimet në qeveri

Ka nisur numërimi mbrapsht në lidhje me bërjen publike të vendimit për riorganizimin e qeverisë greke. Burime bëjnë me dije se këto ndryshime do të bëhen publike nga vet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas të njëjtave burime thuhet se te paktën pesë poste ne kabinetin e tij nuk do te ndryshohen. Bëhet fjalë për ministrin e Financave, ministrin e Jashtëm, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e qeverisjes Digjitale, ministrin e Rendit, madje thuhet se edhe ministri i Shëndetësisë nuk do të ndërrohet.

Riorganizimi vjen pas një viti e gjysmë te qeverisjes se Kyriakos Mitsotakis, ne një periudhe kur ai dhe kabineti i tij kritikohen ashpër nga opozita për menaxhimin e krizës se pandemisë dhe masat e marra për përballimin e saj.

Këto ndryshime pritet që të bëhen të ditura për publikun në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat