Arrestohet një 16-vjeçar në Singapor, planifikoi sulme në dy xhami si në Zelandën e Re

Bota

Arrestohet një 16-vjeçar në Singapor, planifikoi sulme në dy xhami si në Zelandën e Re

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një djalë 16-vjeçar është arrestuar në Singapor për shkak të dyshimeve se ka planifikuar që të vrasë myslimanë në dy xhami në përvjetorin e sulmit në xhamitë e Zelandës së Re.

I ndikuar nga vrasësi në Christchurch, Brenton Tarrant, adoleshenti dyshohet se kishte planifikuar që t’i therte me thikë viktimave dhe që ta transmetonte drejtpërdrejt sulmin, shkruan BBC.

Sulmi në Christchurch ishte vrasja masive më e rëndë në historinë e Zelandës së Re. Mbi 51 persona u vranë nga një sulmues, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë për të kërkuar zbutje të dënimit. Sulmet në dy xhami i kreu më 15 mars 2009.

Djali 16 vjeç nga Singapori, i cili nuk është identifikuar por është përshkruar si i krishterë protestant me etni indiane, thuhet se është motivuar nga një antipati e fuqishme ndaj Islamit dhe nga të qenët i magjepsur pas dhunës.

Ai është personi i parë i arrestuar që dyshohet se është frymëzuar nga ideologjia e së djathtës ekstreme në Singapor, ku sulmet terroriste dhe krimet e dhunshme janë të rralla.

Autoritetet thanë se është e qartë që djali ishte motivuar nga sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, sepse kishte planifikuar që sulmin ta kryente më 15 mars të këtij viti, për ta shënuar dyvjetorin e sulmeve në Christchurch. Dyshohet se ky person kishte planifikuar t’i sulmonte dy xhami, “Assyafaah” dhe “Yusof Ishak”, të cilat ndodheshin afër shtëpisë ku jetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat