Të paktën tre persona të vdekur në Afganistan, pasi shpërthimi i një bombe në rrugë vuri në cak autobusin ku ishte stafi i një universiteti

Bota

Të paktën tre persona të vdekur në Afganistan, pasi shpërthimi i një bombe në rrugë vuri në cak autobusin ku ishte stafi i një universiteti

Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Të paktën tre mësues kanë vdekur dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur pasi një bombë buzë rrugës, preku një autobus me personelin e universitetit në Afganistan.

Sipas BBC, profesorët dhe stafi nga universiteti Al-Biruni po udhëtonin nëpër Charikar, kryeqyteti i provincës Parwan, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul.

Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë, për sa i përket rastit në fjalë.

Afganistani është përballur me rritje të dhunës javët e fundit, derisa SHBA-ja dhe NATO përgatiten t’i tërheqin të gjitha trupat.

Afati i fundit për tërheqjen e trupave do të jetë 11 shtatori – 20 vjet në ditën që nga sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat