Irani: Bisedimet në Vjenë, në drejtim të mirë

Bota

Irani: Bisedimet në Vjenë, në drejtim të mirë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 13:50
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian

Irani tha të martën se bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe se arritja e një marrëveshjeje është e mundshme vetëm nëse edhe palët e tjera të përfshira në këtë proces, tregojnë “mirëbesim” dhe seriozitet”.

Bisedimet në Vjenë janë duke shkuar në drejtim të mirë... Ne besojmë se nëse edhe palët e tjera vazhdojnë në mirëbesim rundin e bisedimeve, që sapo kanë nisur, është e mundshme arritja e një marrëveshjeje të mirë për të gjitha palët”, tha për gazetarët ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

“Nëse ata tregojnë seriozitet, plus mirëbesim, arritja e një marrëveshjeje nën një të ardhme të ardhshme është e mundshme”, shtoi ai.

Më 27 dhjetor, Irani dhe fuqitë botërore, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore rinisën bisedimet në Vjenë, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Në këto bisedime, në mënyrë indirekte merr pjesë SHBA-ja.

SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe riktheu sanksionet ekonomike ndaj Republikës Islamike.

Që atëherë, Irani gradualisht ka nisur që të shkelë pikat e marrëveshjes, duke pasuruar uraniumin përtej niveleve të lejuara në marrëveshje./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat