Putini dhe Trumpi mund të diskutojnë kokë më kokë për Ukrainën, thotë Kremlini

Bota

Putini dhe Trumpi mund të diskutojnë kokë më kokë për Ukrainën, thotë Kremlini

Nga: A.SH. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 13:57
Foto nga takimi

Vladimir Putini dhe Donald Trump mund të takohen sërish pas përshëndetjes së tyre me shtrëngim duarsh, veçmas takimit trepalësh që do të zhvillojnë nesër me presidentin kinez, Xi Jinping.

Dy liderët mund të zhvillojnë një takim tjetër në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen, megjithëse nuk do të bëhet fjalë për bisedime të plota dypalëshe, ka deklaruar më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkohë, Yuri Ushakov, këshilltar i Kremlinit për politikën e jashtme, tha se tashmë është vendosur që dy liderët të zhvillojnë një takim dypalësh, i cili mund të mbahet gjatë banketit dhe, sipas tij, "patjetër" edhe nesër gjatë seancës plenare të APEC-ut, si dhe pas përfundimit të saj.

Peskov deklaroi se Putini dhe Trumpi mund të diskutojnë qëndrimet e tyre për konfliktet në Ukrainë dhe Iran, nëse u jepet mundësia të bisedojnë kokë më kokë, pa praninë e përfaqësuesve ukrainas.

Sipas Peskovit, Putini e ka diskutuar luftën e Rusisë edhe gjatë takimit të tij me presidentin kinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat