Vuçiq del me njoftim pas takimit me kancelarin Scholz

Bota

Vuçiq del me njoftim pas takimit me kancelarin Scholz

Nga: V.N Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:10
Scholz dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një njoftim të shkurtër publik në Facebook, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Vuçiq ka thënë se me Scholz ka biseduar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon si dhe krizën në Ukrainë.

“Fola me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik, situatës në rajon, gjithashtu dhe për krizën në Ukrainë”, ka shkruar Vuçiq.

Një takim me kancelarin gjerman, sot e ka zhvilluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilën kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët në Berlin.

Scholz dhe Kurti kanë shprehur qëndrimet e tyre kryesisht për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë dhe nevojën e një marrëveshjeje përfundimtare për t’i mbyllur çështjet e hapura që dy shtetet kanë ndërmjet vete. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat