Më shumë se 700 mijë ukrainas kanë ikur në Gjermani

Bota

Më shumë se 700 mijë ukrainas kanë ikur në Gjermani

Nga: A.SH Më: 14 maj 2022 Në ora: 07:14
Refugjatët në Ukrainë

Gazeta gjermane Welt am Sonntag thotë se më shumë se 700,000 njerëz që ikën nga lufta në Ukrainë janë regjistruar deri më tani në Gjermani, përcjell Bota sot.

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt deri më 11 maj, 727,205 njerëz janë regjistruar në Regjistrin Qendror të të Huajve të Gjermanisë (AZR), 93 për qind prej tyre me shtetësi ukrainase, tha gazeta.

Rreth 40 për qind e refugjatëve të luftës ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa gratë përbëjnë 81 për qind të të gjithë refugjatëve të rritur të regjistruar, shtoi Welt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat