Fitore apo dorëzim? Ja cilat janë synimet e vërteta të Putin dhe Zelenskyt
Carlo Jean
Midis analistëve të konfliktit në Ukrainë, ka dallime të mëdha në lidhje me objektivat reale të presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky. Identifikimi i tyre është thelbësor për t’i dhënë fund një lufte kaq të përgjakshme dhe brutale, dhe për t’i hapur rrugënnegociatave serioze – dhe jo vetëm propagandistike – për arritjen e paqes.
Këto dallime pasqyrohen në përmbajtjen që i atribuohet termit “fitore’ nga secila prej dy palëve ndërluftuese, tekvendimet strategjike, dhe vlerësimin e tyre nëse koha është nëavantazhin apo disavantazhin e tyre. Gatishmëria e tyre për të negociuar një marrëveshje armëpushimi, dhe më pas për të kaluar drejt një paqeje të qëndrueshme, varet pikërisht nga kjo e fundit.
Unë besoj se fundi më i mundshëm i konfliktit – duam apo jo ne, kjo nuk ka rëndësi – është “ngrirja” e tij, në një mënyrë të ngjashme në shumë aspekte me Luftën e Koresë. Parakushti për këtë është që Rusia të pranojë disagaranci të besueshme sigurie për Ukrainën. Praktikisht, është prania e SHBA-së, ajo që do ta pengonte një sulm të ri. Dhe kjo gjë do të kërkojë një marrëveshje për një sistem sigurie pan-evropiane, jo shumë të ngjashëm me Kartën e Helsinkit, por më shumë me atë të Kartës së Parisit së vitit 1990 dhe masave të sigurisë të OSBE-së.
Sigurisht, që të gjithë flasin për fitore. Dhe është logjike që kjo të ndodhë në çdo luftë. Askush nuk bën luftë mëkot, por për hir të paqes, në funksion të fitores që do të pasojë.
Por ka disa lloje fitoresh. Ato ndryshojnë gjatë ecurisë së konflikteve, dhe sipas rrjedhës së operacioneve. Vlerësimet mbi objektivat e luftës nga ana e dy kundërshtarëve, ndikojnë edhe tek propozimet e ndryshme që bëhen nga shumë palë të jashtme për ndërprerjen e konfliktit, si dhe për zëvendësimin e armëve me diplomacinë.
SHBA sekuestron 2 avionët privatë më të shtrenjtë në botë të bosit rus Roman Abramovich
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar dy avionë privatë të oligarkut rus Roman Abramovich me vlerë mbi 400 milionë dollarë për shkelje të ligjeve dhe sanksioneve të SHBA.
Avionët, një Gulfstream dhe Boeing 787-8 Dreamliner, i cili besohet të jetë një nga avionët privatë më të shtrenjtë në botë, janë aktualisht në Rusi dhe Dubai, sipas deklaratës së një agjenti të FBI-së për të mbështetur urdhrin e konfiskimit.
Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi gjithashtu akuzat administrative kundër Abramovich. Nëse shpallet përgjegjës, dënimi maksimal mund të jetë sa vlera e avionëve, tha një zyrtar i administratës.
Veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja janë pjesë e një përpjekjeje për të ndëshkuar rusët e njohur që janë afër Kremlinit dhe për të ushtruar presion ndaj ekonomisë së Moskës për t’i dhënë fund pushtimit në Ukrainë.
Ndërsa Abramovich nuk është sanksionuar nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja, një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë së SHBA tha se urdhri i sekuestrimit tregon se “askush nuk është mbi ligjin dhe të mos jesh në listën e OFAC nuk të jep licencë për të shmangur sanksionet ose kontrollet e eksportit.”
DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.
“Kjo pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp, në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës.
Kryediplomati rus kishte planifikuar një vizitë dyditëshe në Serbi, duke filluar nga e hëna.
Ai e cilësoi të pashembullt vendimin e tre fqinjëve të Serbisë që janë anëtare të NATO-s.
"E di se do të ketë shumë shpjegime, të cilat ne nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që kanë mohuar fluturimin do të thonë se kanë marrë një urdhër nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Ato ndërkaq do thonë se këto vende kanë vendosur vetë”, tha ai në një konferencë më gazetarë.
Zoti Price the se veprimi i tre vendeve ishte ishte një vendim sovran i vendeve sovrane dhe theksoi se ato janë vende të aleancës.
Lojës së Putinit po i vie fundi!/ Ushtria rus në probleme të mëdha – ‘zhduket’ komandanti që synonte zgjidhjen e problemeve në Ukrainë
Ushtria ruse po përballet me "probleme serioze" të cilat mund të rezultojnë në dështimin e saj për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë.
Një ekspert ka pohuar se Vladimir Putin ka pësuar një goditje të madhe për planin afatgjatë të tij nē Ukrainë, raporton Express.uk, përcjell "Bota sot".
Ushtria ruse ka pësuar një tjetër pengesë në Ukrainë pasi media shtetërore në Moskë konfirmoi vdekjen e një prej gjeneralëve më të lartë të ushtrisë së saj. Gjeneralmajor Roman Kutuzov u vra gjatë luftimeve në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, ku presidenti rus Vladimir Putin ka përqendruar zemërimin e tij pasi nuk arriti të pushtonte kryeqytetin e Kievit.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar raportet për vdekjen e gjeneralit Kutuzov. Me intensifikimin e luftimeve në Ukrainë, shumë janë të shqetësuar se forcat ruse mund të bëjnë përparime të rëndësishme në rajone kyçe.
Por komandanti i ushtrisë amerikane në pension, gjenerali Ben Hodges, i cili më parë udhëhoqi trupat amerikane në Evropë, është i bindur se ushtria ruse do të hasë në probleme.
Severodonetsk: Ukrainasit e rusët po luftojnë rrugë më rrugë
Forcat ukrainase dhe ruse po luftojnë për të marrë kontrollin rrugë më rrugë të qytetit industrial Severodonetsk të hënën, në një betejë kyçe të ofensivës së Kremlinit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Nuk është ende e qartë se cila palë ka avantazhin. Forcat ruse janë më të shumta dhe situata është "e vështirë", por Ukraina ka aftësinë për t'u kundërpërgjigjur, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se Rusia po vendos trupa dhe pajisje shtesë në një përpjekje për të kapur qytetin më të madh të mbetur të Ukrainës në provincën e kontrolluar nga Luhansk.
Severodonetsk është bërë objektivi kryesor i ofensivës së Rusisë në Donbas – që përbëhet nga provincat e Luhanskut dhe Donetskut – ndërkohë që pushtimi i Kremlinit vazhdon në një luftë shkatërrimi në të cilën qytetet shkatërrohen nga bombardimet e artilerisë.
Mbrojtësit ukrainas mposhtën rusët gjatë fundjavës, të cilët dukeshin afër fitores në Severodonetsk.
"Por tani situata është përkeqësuar pak për ne përsëri," tha guvernatori i Luhansk Serhiy Gaidai për televizionin shtetëror.
Kryetari i bashkisë së Severodonetsk, Oleksandr Strjuk, tha se luftimet në rrugë po zhvilloheshin dhe se asnjëra palë nuk po përgatitej të tërhiqej.
"Situata është e vështirë në lindje," tha Zelensky në një konferencë për media në kryeqytetin, Kiev.
“Ne kontrollojmë situatën, ka më shumë prej tyre (rusët), ata janë më të fuqishëm, por ne kemi çdo shans për të luftuar. Nëse do të ketë një përparim (rus) në Donbas, do të jetë shumë e vështirë”, shtoi ai.
Putin pranon për herë të parë humbjen e trupave ruse në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret që parashikon pagesën e pesë milionë rubla për familjet e anëtarëve të Gardës Kombëtare Ruse (Rosguardia) që vdiqën në Ukrainë dhe Siri.
Me dekret, Putin zyrtarisht pranoi se në mesin e të vrarëve në agresionin kundër Ukrainës, të cilin Moska e përshkruan si një operacion special ushtarak, ishin anëtarë të Rosguardia.
Është një formacion që është drejtpërdrejt përgjegjës ndaj Putin dhe u themelua në vitin 2016 për të shtypur protestat antiqeveritare.
Analistët perëndimorë e kanë interpretuar vendosjen e anëtarëve të Rosguard që nga fillimi i luftës si një shenjë e besimit të gabuar të Moskës se ajo do të pushtonte shpejt qytetet e mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, ku Rosguard do të luante një rol në ruajtjen e rendit dhe shtypjen e protestave.
Megjithatë, forcat ruse duhej të tërhiqeshin nga Kievi dhe qyteti i dytë më i madh ukrainas, Kharkiv, kështu që tani betejat më të vështira po zhvillohen në Donbas-in lindor.
Rusia njoftoi më 25 mars se 1.351 ushtarë rusë ishin vrarë dhe 3.825 ishin plagosur. Ukraina dhe qeveritë perëndimore besojnë se numri tani është shumë herë më i lartë.
Vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës
Qyteti industrial i Sievierodonetskut u përfshi të hënën nga luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, në një betejë të rëndësishme për të fituar epërsi në Ukrainën lindore. Qyteti është shndërruar në objektivin kryesor të ofensivës ruse në rajonin e Donbasit, që përbëhet nga provincat Luhansk dhe Donetsk. Të dielën Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vizitoi dy qytete në këtë rajon, në një përpjekje për të mobilizuar trupat ushtarake.
Pas përparimesh në ditët e fundit, trupat ukrainase që luftojnë në qytetin e Sievierodonetskut kanë humbur terren ndaj forcave ruse. Guvernatori i provincës së Luhanskut Serhiy Haidai, që përfshin edhe qytetin e Sievierodonetskut, tha sot se ukrainasit kishin arritur që me anë të një kundërsulmi të çlironin gjysmën e qytetit, por tashmë gjendja është përkeqësuar. Ai e cilësoi situatën në terren si "mjaft dinamike".
Në një përpjekje për të mobilizuar trupat Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, vizitoi të dielën dy qytete në juglindje të vendit të cilat janë pjesërisht nën kontrollin rus, qytetin e Lysychanskut dhe atë të Solederinit. Zoti Zelenskyy u njoh nga afër me situatën në terren dhe u dha medalje trupave, duke i falenderuar ata për kontributin e tyre.
“Dua të falënderoj prindërit, bashkëshortet e fëmijët tuaj. Të uroj atë çka të gjithë e meritojmë, fitore. Kjo është më e rëndësishmja, por jo me çdo kusht. Kujdesuni për veten, kjo është shumë, shumë e rëndësishme, sepse pa njerëz si ju nuk do të kemi një tokë tonën. Lavdi juve, Ukrainës dhe heronjve (tanë)”.
Kjo është vizita e dytë publike që presidenti Zelenskyy zhvillon jashtë zonës së Kievit që nga fillimi i luftës. Autoritetet ukrainase thanë sot se trupat e Rusisë kanë vazhduar bombardimet intensive edhe në qytetin e Lysychanskut shumë pranë Sievierodonetskut. Guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai, tha se rusët kanë sasi të mëdha pajisjesh e personeli, e kanë arritur të sigurojnë shumë rezerva. Ai shtoi se gjatë 24 orëve të fundit trupa ruse kishin bombarduar një qendër humanitare në Lysychansk e shkatërruar një furrë buke.
Ekspertët në Ukrainë pastrojnë minat në zonat e banuara
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se Ukraina është tani ndër vendet më të minuara në botë. Në territoret që nuk janë më të pushtuara nga Rusia, ekspertët e piroteknikës tani po pastrojnë qindra mina në ditë.
Eksperti ukrainas i piroteknikës, Mykhaylo Ilyev po pastron minat ruse në zonat që Ukraina i ka rimarrë në pjesën veriore të vendit. Ai thotë se kurrë nuk ka parë kaq shumë mina.
"Ne kemi shkatërruar tashmë më shumë se 21 mijë objekte shpërthyese. Tani po pastrojmë minat në fshatrat që ushtria ruse i kishte pushtuar, në mënyrë që njerëzit të kthehen të sigurt dhe të qetë në shtëpitë e tyre", thotë ai.
Ai dhe ekipi i tij punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, shtatë ditë në javë. Qeni i tij, i quajtur Patron, e ndihmon atë në gjetjen e minave.
Ai është bërë një yll ndërkombëtar dhe për punën e tij ka marrë një dekoratë nga Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy./REL
Marina e Ukrainës thotë se anijet ruse janë tërhequr nga ujërat bregdetare në Detin e Zi
Marina e Ukrainës thotë se anijet e flotës ruse të Detit të Zi janë tërhequr në më shumë se 100 kilometra (rreth 65 milje) nga brigjet e Ukrainës si rezultat i sulmeve të saj me raketa dhe dron, raporton CNN, përcjell "Bota sot".
Në një përditësim operacional të hënën, Marina tha se në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veri-perëndimore të Detit të Zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.
Ai tha se kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti mbetet. “Që nga fillimi i pushtimit, anijet dhe nëndetëset e armikut kanë lëshuar më shumë se 300 raketa lundrimi në territorin ukrainas. Aktualisht intensiteti i goditjeve me raketa të lundrimit kalibër është ulur, ndërkohë që armiku filloi të godiste objektivat tokësore me raketa kundër anijeve. ...Ndoshta, kjo tregon se Rusia ka përdorur një sasi të konsiderueshme armësh raketore moderne dhe është e detyruar të përdorë lloje të vjetra raketash”.
Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vazhduan bllokadën e transportit civil. "Aktualisht, ka deri në 12 anije të mëdha zbarkimi në Detin e Zi, por më shumë se një e treta e tyre janë në riparim," tha Marina.
"Ne i privuam flotën ruse të Detit të Zi nga kontrolli i plotë mbi pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, e cila është kthyer në një "zonë gri". Në të njëjtën kohë, armiku ka adoptuar taktikat tona dhe po përpiqet të rimarrë kontrollin e pjesa veriperëndimore e Detit të Zi përmes sistemeve të raketave bregdetare dhe raketave të lundrimit me bazë ajrore”, thuhet në deklaratën e marinës. Por ai shtoi se ekziston ende rreziku i zbarkimit të trupave taktike dhe grupeve të sabotimit dhe zbulimit të rusëve në bregdetin e Odesa-s, veçanërisht në kushte të favorshme moti gjatë verës.
Më shumë se 260 fëmijë janë vrarë në Ukrainë nga nazistët rusë
Gjithsej 262 fëmijë janë "vrarë nga nazistët rusë" gjatë luftës në Ukrainë, ka pohuar parlamenti i vendit, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Verkhovna Rada citoi sot shifrën nga të dhënat e mbledhura nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shifra e zymtë vjen pasi UNICEF zbuloi se të paktën dy fëmijë janë vrarë çdo ditë që nga fillimi i luftës më shumë se 100 ditë më parë.
Ai gjithashtu paralajmëroi se tre milionë fëmijë të bllokuar në Ukrainë tani kanë nevojë për ndihmë humanitare.