Helikopteri dhe avioni i aleatit të Putinit i dorëzohen policisë ukrainase

Bota

Helikopteri dhe avioni i aleatit të Putinit i dorëzohen policisë ukrainase

Nga: A.SH Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:35
Avioni

Një helikopter dhe një avion që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus u janë dorëzuar autoriteteve në Ukrainë, sipas policisë ukrainase.

Avioni i përkiste Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës, përcjell Bota sot.

Në një postim në Telegram, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se ata i përkisnin familjes Medvechuk dhe "u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura".

Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.

I quajtur shpesh si "princi i errët" i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat