Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Bota

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 17:44
Pamje nga lufta në Ukrainë

Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. 

Zyrtarët ukrainës thanë se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan 16 nga 36 raketa ruse. 

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Moska mund të ndërmarrë një sulm të ri me afrimin e 1 vjetorit të fillimit të agresionit rus. 

Zoti Zelensky tha në fjalimin e përnatshëm, të mërkurën, se kishte besim se Ukraina do t’i frenonte sulmet dhe rimarrjen e iniciativës nga Rusia. 

Sulmi i fundit rus vjen në një kohë që Norvegjia miratoi një paketë ndihme 5 vjeçare për Kievin, me vlerë prej 7 miliardë dollarësh. 

Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelenskyy tha se vendimi forcon marrëdhëniet mes dy vendeve duke shtuar se Rusia nuk do arrijë të kapërcejë “bashkimin e atyre që e çmojnë lirinë”. 

Presidenti Zelenkyy u tha ligjvënësve norvegjezë përmes një videoje se ata po vendosnin një precedent shumë të rëndësishëm, duke mbështetur financiarisht për një periudhë të gjatë, një vend që mbron pavarësinë e tij si dhe të drejtën e çdo kombi për të jetuar sipas normave të njohura ndërkombëtarisht./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat