Gati 1,400 të arrestuar në Punjab

Bota

Gati 1,400 të arrestuar në Punjab

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:13
Policia në Punjab

Policia në Punjab ka njoftuar se ka arrestuar rreth 1,400 njerëz, duke i akuzuar ata si të përfshirë në “vandalizëm, dhunë dhe zjarrvënie” në institucionet publike dhe private në provincën lindore.

“Më shumë se 145 oficerë policie dhe zyrtarë u plagosën rëndë në aktivitetet e dhunshme të keqbërësve në të gjithë Punjabin”, tha policia provinciale në një deklaratë.

“Po sigurohet procesi i rregullt ndaj keqbërësve të cilët kanë dijeni për dhunë ndaj qytetarëve, dëmtim të pronës private dhe publike”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat