Kryeministri indian Narendra Modi nuk është shumë prapa Donald Trump dhe Vladimir Putinit në lojën me ndjenjat fetare dhe nacionale!

Bota

Kryeministri indian Narendra Modi nuk është shumë prapa Donald Trump dhe Vladimir Putinit në lojën me ndjenjat fetare dhe nacionale!

Nga: H.R. Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në vitin 2024 do të mbahen zgjedhjet në disa vende t’fuqishme të botës.

Në muajin mars mbahen zgjedhjet ruse, një formalitet i rëndomt për mandatin tjetër të Vladimir Putinit!

Pak muaj më vonë, në nëntor është radha e SHBA-së, por Bota e mban frymën pezull nëse Donald Trump arrin të rimarrë Shtëpinë e Bardhë!

Në prag të zgjedhjeve që po zhvillohen edhe në Indi, në prill dhe maj, afro një miliardë njerëzve u jepet mundësia të vizitojnë urnat.Kryeministri Modi, sipas sondazheve, është favorit për të fituar sërish mandatin!

Edhe pse kushtetuta e vendit thotë se vendi është një shtet laik dhe se liria e fesë është e garantuar, asgjë nuk është në përputhje me realitetin, sepse shumica e fetarëve hindus kanë rënë në konflikt me myslimanët por edhe me të krishterët.

Të luajsh me ndjenjat nacionaliste dhe fetare është një pjesë thelbësore e bazës së pushtetit të Modit. Ai pritet të bëhet kandidati kryesor në shenjtërimin e një tempulli hindu në qytetin Ayodhya., vendi në të cilin pretendohet se para 7000 vjetëve kishte lindur perëndia Rama!

Vendi mori statusin e një prej shtatë vendeve më të shenjta midis hindusve indianë si një destinacion i madh pelegrinazhi.

Edhe pse kishte pasur një mosmarrëveshje të gjatë për ngastrën e tokës, aty u ngrit tempulli mbi themelet e rrënuara të një xhamie myslimane të shekullint 16-të!
Më shumë se 30 vjet më parë, partia e së cilës tani është N. Modi, e bëri një çështje bujë për hindusit që të fitonin kontrollin e territorit të xhamisë. Resultati ishte shqetësues, sepse nacionalistët hindu rrënuan xhaminë në 1992. Ky konflikt fetaro-politik nxiti trazira të mëdha nëpër gjithë Indinë. Humbën jetën për më shumë se dy mijë njerëz, përderisa shumica prej tyre ishin myslimanë.

Edhe sot, Kryeministri i vendit, 73-vjeçari N.Modi nuk qëndron larg ceremonisë së inaugurimit të tempullit, sepse edhe një herë dëshiron të fitojë zgjedhjet me lojën fetare. Politikanët e mbarë botës poashtu kanë ardhë në përfundim se fuqia e vërtetë politike qëndron mbi ngrehinat fetare.

Para 3000 vjetësh, mbreti Solomon konsolidoi fuqinë e tij duke ndërtuar tempullin në Jerusalem!

Në kohët moderne, Vladimir Putin është lidhur ngushtë me Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, dhe gjatë presidencës së tij u ndërtuan një numër i madh ndërtesash kishtare.

Edhe në Turqi, Recip Erdogan e ka kthyer magnetin turistik Hagia Sophia në Stamboll në një xhami myslimane, për të kënaqur shumicën votuesit nacionalistë të vendit.

Donald Trump nuk ka shumë ndërtesa të vjetra fetare për të luajtur, ai përpara zgjedhjeve të vitit 2020, zgjodhi kishën e vogël të Shën Gjonit në Uashington si skenën e marifetit të tij biblik, dhe kjo ishte efektive. Grupi i tij më i rëndësishëm i votuesve të krishterë të bardhë ungjillorë, morën konfirmimin se Trump do të luftonte për kauzën e tyre.

Pra edhe në Indi, hindusët kanë të njëjtën ndjenjë ndaj Modit, përderisa pjesëmarrja e tij në përurimin e tempullit interpretohet si provë se kryeministri do të vazhdojë të luftojë për besimim e shumicës në mbretërinë e  tij cila tani është gati të kalojë Kinën për sa i përket popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat