Marina Amerikane do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Donald Trump më parë, pasi bisedimet në Islamabad dështuan të prodhonin një marrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Është një rrugë kritike detare përmes së cilës transportohet afërsisht 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.
Gjeografia e ngushticës i ka lejuar Iranit ta përdorë atë si levë gjatë gjithë kësaj lufte, duke parandaluar në mënyrë selektive kalimin e anijeve përmes rrugës së ngushtë ujore dhe duke rritur çmimet e naftës gjatë këtij procesi.
Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më strategjike dhe të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe tregtinë globale.
Ngushtica ndodhet mes Irani dhe Omani, duke lidhur Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe më tej me Oqeanin Indian.