Drejtori ekzekutiv pranoi lidhjen me spiunen kineze, Nvidia nis një hetim për skandalin që ka përfshirë gjigandin teknologjik

Bota

Drejtori ekzekutiv pranoi lidhjen me spiunen kineze, Nvidia nis një hetim për skandalin që ka përfshirë gjigandin teknologjik

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 09:32
Jensen Huang

Nvidia ka punësuar një nga firmat më të mëdha ligjore në SHBA për të hetuar aferën midis drejtorit të saj ekzekutiv, Jensen Huang dhe një spiuneje të dyshuar kineze, Alice Huang.

Nvidia tha të martën se kishte punësuar firmën ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz në Nju Jork, dhe se avokati i saj Joon Kim do të drejtonte “një hetim të plotë dhe të pavarur”. FBI-ja po kryen gjithashtu hetimin e vet.

Çmimi i aksioneve të kompanisë ka rënë pothuajse në nivelin më të ulët vjetor, me 500 miliardë dollarë të fshira nga vlera e saj në tregun e aksioneve që nga e premtja.

Nvidia konsiderohet gjerësisht si një nga kompanitë më të rëndësishme që qëndron pas bumit të inteligjencës artificiale (IA), duke qenë se është prodhuesi i vetëm i një çipi kompjuterik të përdorur në mjetet e IA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat