Ushtria libaneze ndihmohet nga SHBA-të

Bota

Ushtria libaneze ndihmohet nga SHBA-të

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:16
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta parandalojnë dhunën që po ndodh në Liban, do t'i japë ushtrisë libaneze 120 milionë dollarë më shumë ndihmë, për të rritur sigurinë kufitare dhe punën kundër terrorizmit, tha të mërkurën ambasadori i SHBA në Liban.

“Libani do të marrë gjashtë helikopterë sulmues të lehta MD 530G, pajisje për komunikim dhe navigim nate, në kuadrin e programeve të reja”, tha ambasadori Elizabeth Richard pas takimit me kryeministrin libanez, Saad al-Hariri.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Forcave të Armatosura Libaneze më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë gjatë dhjetë viteve të fundit.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë të forcojnë ushtrinë libaneze, për të ndaluar përhapjen e dhunës në zonat kufitare nga Siria fqinje dhe ta ndihmojnë atë të ketë forcat e veta ushtarake që të mbrojnë vendin.

Grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani, të cilin Uashingtoni e konsideron si një organizatë terroriste, është një forcë e fuqishme ushtarake në vend dhe gjithashtu lufton në Siri për presidentin Bashar al-Assad.

Libani strehon rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat