‘Maqedonia realizoi ëndrrën e kahmotshme’

Diaspora

‘Maqedonia realizoi ëndrrën e kahmotshme’

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:19
Edmond Ademi

Ministri për Diasporë në Maqedoninë e Veriut, Edmond Ademi thotë se sot është realizuar ëndrra e kahmotshme e shqiptarëve në Maqedoni. Duke e konsideruar ngjarjen e sotme historike, ai thotë se në këtë mënyrë po krijohet stabilitet për të gjithë popujt në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një interviste për kp, pas nënshkrimit të protokollit nga shtetet anëtare të NATO-s, që u bo sot në Bruksel, për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën e madhe ushtarake, Ademi thotë se rruga deri këtu nuk ishte e lehtë.

Ademi: Kjo Qeveri arriti qëllimin, realizoi ëndrrën e kahmotshme

"Gjithsesi është një ditë historike për Republikën e Maqedonisë, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të thoja që është një ditë që ëndrra e shumë gjeneratave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u plotësua. Ëndrra e një gjenerate të viteve '90  e cila kishe ambicien që Maqedonia sa më shpejtë të jetë pjesë e institucioneve euroatlantike. Sot, kjo qeveri e udhëhequr nga kryeministri Zaev dhe Lidhja Social Demokrate bënë këtë të mundshme. Ishte një rrugë jo aq e lehtë , po gjithsesi me vizionin, me idenë, me dëshirën për Maqedoninë në NATO, madje edhe garantimin e stabilitetit të rajonit . Kjo qeveri ia arriti qëllimit që të bëjë këtë ëndërr të kahmotshme të qytetarëve të Maqedonisë", thotë ai.

Sipas tij, ambiciet e shqiptarëve kanë qenë gjithmonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ademi: Tashmë krijohet stabilitet në rajon

"Për shqiptarët ka qenë ëndërr e kahmotshme, qysh nga pavarësia në vitin 1991, ambiciet e të gjithë shqiptarëve, edhe partive politike, edhe intelektualeve ka qenë që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s.

Euroatlantizmi nuk ka qenë asnjëherë diskutabil. Me hyrjen e Maqedonisë në NATO, edhe Shqipëria që është pjesë, krijohet praktikisht një rajon, stabilitet jo vetëm rajonit të shqiptarëve por edhe për të gjithë popujt që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor", thotë ai.

Vendet anëtare të NATO-s, nënshkruan sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë.

Pas ratifikimit të tij nga parlamentet e të gjitha shteteve, Maqedonia do të ketë anëtare e plotë në NATO.

Krejt kjo u arrit pas zgjidhjes së ngërçit 30 vjeçar mbi emrin, me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat