Kush është shqiptari që u kap në “fabrikën” e drogës në Britani

Diaspora

Kush është shqiptari që u kap në “fabrikën” e drogës në Britani

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:47
Bashkim Hajdari

Një 44-vjeçar shqiptar i arrestuar në Britani për kultivim të lëndëve narkotike është dënuar me 20 muaj burg.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Bashkim Hajdari, i cili u kap nga policia pranë fabrikës së kultivimit të kanabisit.

Hajdaraj në momentin e arrestimit ka tentuar të largohet nga fabrika, por nuk ka mundur t’u shpëtojë forcave të policisë.

Në momentin e aksionit në fabrikën e prodhimit bashkë me 44-vjeçarin shqiptar ndodhej dhe një person tjetër, i cili mundi t’i shpëtoi policisë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 152 bimë të cilat ndodheshin brenda një ndërtese. Ndërkohë, prokurori  tha se nëse lënda narkotike do shitej do arrinte vlerën nga 45,000 deri 121,000 dollarë. Smyth tha se Hajdari nuk kishte dënime të mëparshme.

“Ai pranoi përpara policisë se kujdesej për lëndën narkotike. Ai erdhi fillimisht nga Shqipëria. Ai qëndronte në Britani ilegalisht dhe ishte dërguar në atë banesë nga një burrë me të cilin ishte njohur në Belgjikë. Që nga Nëntori i viti 2018 ai ishte vendosur aty dhe deri në momentin kur ishte arrestuar nuk e kishin paguar”, tha avokati, percjell opinion.al

Por gjykatësi Taylor tha: “Unë e kam të vështirë ta besoj.”

Avokati mbrojtës, Eugene Hickey tha më tej: “Ai është 44 vjeç, ka dy fëmijë në Shqipëri që jetojnë me gruan e tij. Ai është një punëtor që merret me bujqësi. Në pamundësi për të paguar qiranë në Shqipëri ai kishte vendosur të emigronte. Atij i ishte thënë se do ta punësonin në lavazh makinash. Ai e ka pranuar se pas shitjes së lëndës narkotike i ishte premtuar një shumë parash. Është e qartë se ai do të depërtohet në përfundim të dënimit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat