271 kg drogë në kasolle/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Diaspora

271 kg drogë në kasolle/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, të cilit iu kap një sasi prej 271 kg kanabis.

Operacioni u zhvillua në fshatin Grevena dhe sipas mediave të vendit fqinj, dshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike u gjet në një kasolle, e cila ishte ngritur nga 32-vjeçari shqiptar, të cilit policia i gjeti edhe një thikë 20 cm të gjatë dhe 3 celularë.

Shqiptari u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohjë hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të shqiptarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat